13-01-2025

Pas afër dhjetë orësh përfundon intervistimi i Sabahajdin Cenës nga EULEX (foto)

Klan Kosova ka përcjellur vazhdimisht këtë ngjarje që nga momenti i paraqitjes së Cenës pranë zyreve të EULEX e deri tek përfundimi i intervistimit të tij derisa aktualisht ai ka ndaluar për pushim në njërën nga kafeteritë në Fushkë Kosovë.

Sabahudin Cena është parë i shoqëruar edhe nga avokati i tij Mahmut Halimi, njofton Klan Kosova.

Sabahudin Cena është paraqitur sot në EULEX që nga ora 13:30-të.

Ai është në listë që brenda këtyre ditëve të intervistohet nga Gjykata e Hagës, njofton Klan Kosova.

Por avokati i tij Mahmut Halimi i ka thënë Klan Kosovës se nuk dihet saktë ora se kur do të thirret.

Asnjë koment

Comments are closed.