24-11-2024

Pas Bidenit, Këshilli i Ambasadoreve sot i çon letër edhe QUINT-it, për situatën e fundit në Kosovë

Drejtori për çështjet e Rajonit dhe Diasporën në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve, Flamur Gashi, ka bërë të ditur se ky bord ia ka nisur një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden, për situatën e fundit në Kosovë. Kjo ndodhi dje.

Ai tha se pas një vizite pune në Kosovë, ku u takuan me personalitete të larta të vendit, kanë mbledhur fakte dhe informacione që kanë të bëjnë me situatën në veri të Kosovës.

“Kemi vlerësuar se është koha e fundit që t’i drejtohemi me një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden, por edhe sekretarit Blinken”.

“Po ashtu, sot do t’i dërgojmë një letër tjetër me të dhëna edhe më të gjëra, përfaqësuesve më të lartë të QUINT-it por edhe anëtarëve të tjerë të BE-së”, është shprehur Gashi në Klan kosova.

Tutje, ai tha se shpreson që letra të merret parasysh nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe se pret që ai të ketë një reflektim për situatën në Kosovë.

Asnjë koment

Comments are closed.