24-11-2024

Pas bllokimit të rrugës nga ana serbe, ndalet tërësisht qarkullimi i veturave në Merdarë

Në kohën kur rritet numri i bashkëatdhetarëve që vijnë në Kosovë për të kaluar festat, është bllokuar pika kufitare më e frekuentuar. Bëhet fjalë për Merdarën, e cila është bllokuar në anën serbe nga barrikadat e vendosura nga banorët serbë atje.

Përderisa ka treguar gjendjen në pikat tjera kufitare, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nuk ka fluks as në hyrje as në dalje të kësaj pike kufitare.

Kujtojmë që përveç Merdarës, pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura qe 18 ditë për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë.

Asnjë koment

Comments are closed.