23-11-2024

Pas ftesës nga Specialja, Smajl Latifit i del në krah Daut Haradinaj

Ish deputeti i partisë së Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Dat Haradinaj , i del në krah anëtarit të kësaj partie, njëherazi kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifilit pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

E Haradinaj pas kësaj thirrjeje ka shpërndarë një fotografi me Latifin me një përshkrim “Me Smajlin”.

 

Ndërsa lajmin për ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Latifi.

 

“Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe”, ka thënë ai./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.