Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasador në Prishtinë
Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt dhe Nebojsha Gjokoviqit si ambasadorë në Kosovë dhe në Serbi.
Me këtë vendim, pas katër vjetësh, do të plotësohen sërish pozitat e ambasadorëve në Prishtinë dhe në Beograd.
Ambasadori i ardhshëm në Beograd mori mbështetje unanime, ndërsa për ambasadorin në Prishtinë nuk votuan deputetët e partive pro ruse që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.
![](https://i0.wp.com/gazetaeprizrenit.net/wp-content/uploads/2025/02/fat-gr-7-1.jpg?resize=240%2C300&ssl=1)
Ambasadori i mëparshëm i Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinoshi, u largua nga posti i tij më 2020, për shkak se kishte përmbushur kushtet për pensionim, raporton rel.
Ndërsa, ambasadori i mëparshëm në Beograd, Tarzan Milosheviq, u largua nga posti pas ndryshimit të pushtetit në Malin e Zi në vitin 2020. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila udhëhoq nga ish-presidenti Millo Gjukanoviq./GS