25-11-2024

Pas pandemisë, Kuvendi i Prizrenit iu rikthye mbledhjeve të rregullta

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt pas fillimit të Pandemisë.

Pas parashtrimit të disa pyetjeve për çështje të ndryshme nga ana e kuvendarëve dhe  të diskutimeve të tjera të zyrtarëve, në  mbledhje janë shqyrtuar dhe miratuar këto pika të rendit të ditës:

-Propozim-vendimi për rikonfirmimin dhe ndryshim-plotësimin e rregullores së Kuvendit të Komunës mbi aplikimin e tatimit në pronën e paluajtshme në Komunën e Prizrenit nr. 01/011-219796 të datës 24 dhjetor 2015.

-Propozim – vendimi për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për raste të veçanta MMPH-së -Agjensionit për mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, pastaj shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për raste të veçanta AUVK-ut,  Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës.

-Shqyrtimi dhe miratimi i draft-planit të punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit për vitin 2020.

Po ashtu është temë diskutimi ka qenë edhe shqyrtimi dhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuar nga breshëri dhe vërshimet në Komunën e Prizrenit.

Në mbledhje ka qenë edhe një informatë-diskutim rreth raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për vitin financiar të përfunduar për vitin 2018. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.