24-11-2024

“Pas PISA-s, një testim për mësimdhënësit i domosdoshëm”

Udhëzimi u bë në qershor, por pak muaj më vonë një rezultat i PISA-s, e nxori Kosovën dobët ne fushën e arsimit dhe nxënësit e Kosovës me probleme në lexim, në të kuptuarit e leximit dhe shkencat natyrore. Saktësisht ky rezultat ka nxitur organizatën për rritjen e cilësisë në arsim që ta cilësojë të domosdoshëm vlerësimin e të gjithë mësimdhënësve.

“Nëse nxënësit sipas PISA-s, janë analfabet funksional atëherë edhe mësimdhënësit janë analfabet funksional sepse këta i prodhojnjë nxënësit, sa here që lypet testim për mësimdhënës këta hyjnë në grevë”, tha Rron Gjinovci nga ORCA

Por, me vlerësimin e mësimdhënësve nuk pajtohet SBASHK-u. Kryetari i sindikalistëve Rrahman Jashari, thotë se ata që duhet të testohen janë profesorët në fakultetin e edukimit

“Është nënqim për mësimdhënësit, sa të është SBASHK-u test nuk do të ketë imagjinojeni se si do të dukeshin mësimdhënësit rresht për një në test, kush do ta bëjë atë test nga kush do të vlerësohen, ata që duhet të testohen janë profesorët në Fakultetin e Edukimit”, tha ai.

Ja sa para shtesë fitojnë mësimdhënësit për kualifikim e inflacion

 

Rezultatet e testit PISA shkaktuan një valë reagimesh, ndonëse të gjitha institucionet përgjegjëse dhanë arsyetimet e tyre.

Një njohës i çështjeve të arsimit Januz Salihaj, thotë se në testin PISA 20% e nxënësve kanë performuar kënaqshëm ndërsa të tjerët kanë dështuar. Sipas tij testi PISA vlerësoi më së miri mësimdhënësit.

“20% e nxënësve kanë performuar kënaqshëm ndërsa të tjerët dobët dhe ky është vlerësim për mësimdhënsit sepse nxënësi pasqyron punën e mësimdhënësit dhe ky 20% duhet të jenë mësimdhënësit që duhet avancuar në karrierë dhe shpërblyer me të tjerët duhet të punohet”, tha Salihaj për RTV21.

Sipas rezultateve të testit PISA, mbi 80% e nxënësve në Kosovë nuk e kuptojnë atë që e lexojnë.

Asnjë koment

Comments are closed.