23-11-2024

Pas Podujevës, PZAP vendos që të rinumërohen të gjitha fletëvotimet për asamble edhe në këtë komunë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim për rinumërimin e votave të kandidatëve nga radhët e LVV-së, LDK-së, PDK-së e AKR-së për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen e PZAP-së.

Ankesat e kandidatëve janë përfaqësuar nga avokatet Berat dhe Mirsad Peci.

“Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumërojë të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Mitrovicën e Jugut për subjektet politike LVV, LDK, PDK dhe AKR”, thuhet ndër të tjera në vendimin e PZAP-së.

Asnjë koment

Comments are closed.