22-08-2025

Pas prindërve, vdes edhe djali 19-vjeçar nga aksidenti në Llapushnik

Ka ndërruar jetë Fatlum Gashi, i riu 19-vjeçar nga fshati Llapushnik i Drenasit, i cili ishte lënduar rëndë në aksidentin tragjik që ndodhi më 18 gusht në rrugën Prishtinë–Pejë.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Fatlumi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa ditë pas aksidentit.

Ngjarja mori përmasa edhe më tragjike, pasi në të njëjtin aksident humbën jetën edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi. Humbja e tre anëtarëve të një familjeje brenda pak ditësh ka prekur thellë komunitetin në Llapushnik dhe më gjerë.

Asnjë koment

Comments are closed.