24-11-2024

Pas publikimit të fotografisë së tij nga ana e Policisë, dorëzohet i dyshuari për sulm seksual

Policia e Kosovës (PK) njofton se pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit për sulm seksual, i njëjti është paraqitur në stacion policor.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se Policia ia kishte publikuar fotografinë e të dyshuarit në rrjete sociale, si person në kërkim, e më pas ai të martën u dorëzua në Polici, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Prishtinë 18.02.2023-01:15. Lidhur me rastin me datë 04.04.2023 pas publikimit të fotografisë së të dyshuarit mashkull kosovar në rrjete sociale, i dyshuari është paraqitur në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.