Për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, kompania “Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët se janë turbulluar pjesërisht burimet kryesore që furnizojnë me ujë qytetin e Prizrenit.
💧 Për arsye sigurie, rekomandojmë që uji të mos përdoret për pije deri në njoftimin e radhës, përcjell “Gazeta e Prizrenit“.
Si pasojë e turbullirës, një sasi e konsiderueshme e ujit nuk do të futet në sistem, çka do të shkaktojë mungesë të ujit dhe rënie të presionit në zonat vijim:
Lagja Ortakoll
Lagja Arbane
Lagja Lakuriq
Rr. Edit Durham
Rr. Nëna Terezë
Rr. Fahredin Hoti
Rr. Jusuf Gërvalla
Rr. Enver Hadri
Rr. Ulqinit
Rr. Janina

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
💧 KRU “Hidroregjioni Jugor” SH.A – Prizren

