16-11-2025

Pas Sllovenisë përballja me Zvicrën, “Dardanët” nisin përgatitjet për të martën

Fitorja e Sllovenisë që e dërgoi vendin në plejof, padyshim që i ka mbushur “Dardanët” me energji pozitive.

Kështu së paku thuhet edh enë postimin e bërë para pak minutash nga Federata e Futbollit të Kosovës.

“Dardanët” me plot energji pozitive janë kthyer në stërvitje, për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicrës, me të cilën do të përballet në “Fadil Vokrri” të martën e 18 nëntorit, me fillim nga ora 20:45.


“Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”, shkruan në postimin e FFK-së.

Skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, pas triumfit ndaj sllovenëve ka arritur të prekë playoff-in për kualifikim në Kupën e Botës.

Asnjë koment

Comments are closed.