25-11-2024

Pas statusit të Ramës, Kosova heq tarifën 22 euroshe për kamionët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një statusi në Twitter bëri më dije se kamionëve shqiptarë në pikën kufitare me Kosovën u ishte vendosur tarifë për të dezinfektuar kamionët.

Dhe siç shkruan TopChannel, pas statusit të Ramës është marrë vendimi për anulimin e tarifës.

Për këtë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike prej sot ka pezulluar kontratën për pagesën e tarifës prej 22 eurove për dezinfektim të mauneve që hyjnë në Republikën e Kosovës.

Këtë gjë nga MPB e kanë bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.