Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë
Pas reshjeve të shiut që kanë ndodhur dy ditë më parë në Suharekë, vazhdon situata emergjente. Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për ndihmë.
“Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj te të gjitha bizneset, organizatat humanitare dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijshëm etj.”.
“Këto mund t’i dorëzojnë te Kryqi i Kuq në Suharekë”, ka thënë ai.