26-11-2024

Pasuria e shefave të grupeve parlamentare, Daut Haradinaj më së shumti para në bankë

Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Si edhe çdo vit tjetër, drejtuesit e shtetit, ministrat e deputetët kanë deklaruar pasuri të majme, shtëpi, banesa, vetura, para të gatshme në bankë, por jo vetëm.

Në këtë shkrim do të mësoni sa është pasuria e shefave të grupeve parlamentare të partive politike: Rexhep Selimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gashit të LDK-së, Bedri Hamzës të PDK-së e Daut Haradinajt të AAK-së.

Pasuria e Rexhep Selimit – VV:
Selimi posedon dy banesa në vlerë të përbashkët 156 mijë euro dhe tokë në vlerë 15 mijë euro.

Në emër personal ka në pronësi dy vetura, njëra në vlerë 6 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 2.900 euro, kurse grauaj e tij vozit veturë në vlerë 12.700 euro.

Para të gatshme dhe kredi nuk ka deklaruar të ketë.

Merr page vjetore nga Kuvendi në vlerë 23.334 euro, kurse bashkëshortja e tij merr pension të veteranit në vit në vlerë 2 mijë e 40 euro.

Pasuria e Arben Gashi – LDK:

Ka deklaruar se posedon shtëpi banimi në vlerë 150 mijë euro, veturë në vlerë 10 mijë euro.
Të ruajtura në bankë ka deklaruar 2 mijë euro dhe një kredi në vlerë 30 mijë euro për ta shlyer.
Pagë vjetore ka deklaruar që merr nga Kuvendi në vlerë 21.364 euro, dhe page vjetore nga Kolegji AAB në vlerë 3350 euro.

Kurse ka deklaruar se gruaja i punon në Bankën Qendrore të Kosovës dhe merr page vjetore në vlerë 19.762 euro.

Pasuria e Bedri Hamza – PDK:
Ka deklaruar tre banesa në vlerë të përbashkët 155 mijë euro, tokë pune në vlerë 100 mijë euro, dhe garazhë në vlerë 8 mijë euro.
Posedon veturë personale në vlerë 6.500 euro dhe gruaja e tij vozitë veturë në vlerë 11 mijë euro.

Para të gatshme në emër të vet ka të ruajtura në bankë në vlerë 2496 euro, grauaja e tij ka të kursyera 997 euro, kurse fëmijët 312 euro.
Hamza ka dy kredi për të shlyer së bashku me gruan në vlerë të përgjithshme 27 mijë euro.
Ka dekalruar dy paga vjetore, njërën nga shteti në vlerë 15.316 euro, kurse tjetrën nga Kolegji AAB në vlerë 10.267 euro.
Kurse gruaja e tij merr page vjetore në vlerë 5936 euro nga QKMF në Mitrovicë.

Pasuria e Daut Haradinaj – AAK:

Ka deklaruar dy shtëpi banimi në vlerë të përgjithshme 395 mijë euro. Dy vetura njërën në vlerë 10 mijë euro, kurse tjetrën nuk e ka cekur, si dhe dhurata të ndryshme të pranuara në vlerë 17.500 euro.

Para të gatshme të ruajtura në bankë i ka 60 mijë e 333 euro.

Ka treguar se ka detyrime financiare ndaj një peroni në vlerë 30 mijë euro në kohëzgjatje (pa limit).

Ka deklaruar page vjetore nga Kuvendi në vlerë 13,756 euro, dhe të hyra nga qiraja në vlerë 27 mijë euro.

Edhe gruaja e tij merr dy paga, njërën në vlerë 12 mijë euro në vit dhe tjetrën në 7969 euro në vit. /Reporteri.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.