Pazari për Presidentin, kamera kap komunikimin mes Adem Hoxhës dhe Albin Kurtit
Deputetit të Paritsë Unike Gorane, Adem Hoxha, i është fotografuar ekrani i telefonit nga Klan Kosova gjatë seancës së sotme parlamentare per zgjedhjen e presidentit.
Nga pamjet, shihet se në ora 17:11 kishte komunikuar me kryeministrin Albin Kurti.
“5 minuta” – ishte fjala e fundit e shkëmbyer me anë të telefonit në mes të këtyre dy personaliteteve.
Hoxha e ka takuar sot kryeministrin Kurti. Ky takim ka sjellë edhe një marrëveshje mes tyre, që ka siguruar pjesëmarrjen e tij në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit.
“Po do të marrë pjesë në seancën ku do të zgjidhet presidenti. Unë nuk jam për të shkaktuar bllokadë institucionale. Po si parti do ta kemi edhe një pozitë të zv.ministrit”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.