03-05-2025

PDK deklaron tejkalim të shpenzimeve në fushatën e 9 shkurtit – mbetet me borxh mbi 437 mijë euro

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e paaudituara të deklarimit financiar të subjekteve politike për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, ku përfshihet edhe Partia Demokratike e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të publikuara, PDK ka raportuar të hyra në vlerë prej 557,277.98 euro, ndërsa shpenzimet totale të fushatës kanë arritur në 932,946.39 euro, duke tejkaluar kështu ndjeshëm të hyrat e deklaruara.

Në raport specifikohet se këto shpenzime janë bërë për reklama, reprezentacion, konferenca, transport, paga, kompensime, blerje të mallrave dhe shpenzime të ndryshme operative gjatë fushatës.

PDK ka arritur të paguajë 166,700.65 euro nga borxhi i krijuar, ndërsa sipas KQZ-së, partisë i kanë mbetur 437,000.35 euro borxh të papaguar pas përfundimit të fushatës.

Këto të dhëna janë ende në pritje të auditimit zyrtar dhe mund të përballen me verifikime të mëtejshme nga organet përgjegjëse.

Asnjë koment

Comments are closed.