PDK e AAK bojkotojnë seancën e adresimit të Osmanit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të kuvendit, në të cilën presidentja Vjosa Osmani pritet të bëjë adresimin vjetor të saj.
Këtë e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“AAK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e adresimit të Vjosa Osmanit!”, ka qenë shkurt deklarimi i tij.
Më herët, edhe Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.