PDK e LDK e konfirmojnë: Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku nën mbrojtjen e Policisë
Policia e ka marrë në mbrojtje kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi si dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të policisë”, tha Klaiqi.
Teksa edhe zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, tha se lajmi është i vërtetë.
“Për të gjitha informacionet e tjera ju lutem kontaktoni policinë e Kosovës”, tha ajo për Klanin.
Ende nuk dihet se cila është aryseja e këtij zhvillimi, teksa për rastin deri më tani nuk janë deklaruar as nga ana e policisë.