PDK e propozon Simir Krasniqin për kryesues të Kuvendit të Prizrenit
Kryetari i PDK-së në Prizren dhe njëherësh kryetar i komunës, Shaqir Totaj, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës është propozuar Simir Krasniqi për kryesues të Kuvendit komunal të Prizrenit, ndërsa Arianit Berisha është caktuar shef i grupit të kuvendarëve të PDK-së.
Ai ka theksuar se PDK-ja mbetet e përkushtuar për vazhdimësinë e punës dhe rritjen e rezultateve, duke shtuar se synimi është që “suksesin e mandatit të parë ta çojmë edhe më lart në mandatin e dytë”.
