PDK ia merr një zyrtar të lartë dhe një kuadër AAK-së në Suharekë
Pasi Haradinaj mori asamblistin e PDK’së, Veseli transferon anëtarin e AAK’së Disa ditë pasi Ramush Haradinaj ia mori PDK’së një asamblist në Prizren, tash ka nisur edhe PDK të marrë anëtar të AAK’së. Kështu, Kadri Veseli e ka transferuar në PDK anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm të AAK’së dhe anëtarin e Kryesisë së kësaj partie në Suharekë.
Samir Bytyqi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së në qendër dhe Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Suharekë si dhe eksperti Besmir Gegaj specialist i Reumatologjisë në Suharekë, sot i janë transferuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Ata janë pritur të shtunën nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli i cili ju ka dëshiruar mirëseardhje dhe u ka ofruar bashkëpunim të plotë në rrugëtimin e përbashkët politik në Dekadën e Re.
Samir Bytyqi është Specialist i Oftamologjise dhe Asistent në Fakultetin e Mjeksisë. Ai është bashkëshort i asambleistes më të votuar të AAK-së në Suharekë e cila pritet po ashtu t’i bashkohet PDK-së në ditët në vijim.
Ndërsa Besmir Gegaj është specialist i Reumatologjisë në Suharekë. Partisë Demokratike të Kosovës që nga fillimi i procesit të brendshëm zgjedhor e deri tani i janë bashkuar mijëra mbështetës të rinj të profileve e profesioneve të ndryshme për të dhënë kontributin e tyre për jetësimin e vizionit të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re./GazetaeExpress/