18-01-2026

PDK: Indikacionet për manipulim të votave janë të papranueshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes një komunikate për media ka deklaruar se po e përcjell me vëmendje procesin e rinumërimit të votave dhe mospërputhjet e evidentuara në disa komuna të vendit.

Sipas njoftimit, PDK thekson se çdo indikacion për cenim apo manipulim të votës është i papranueshëm.

Po ashtu, kjo parti u ka bërë thirrje organeve kompetente, përfshirë KQZ-në, që të zbardhin çdo dyshim, duke garantuar se rezultati përfundimtar do të jetë pasqyrë e saktë e vullnetit të sovranit.

Asnjë koment

Comments are closed.