PDK-ja zgjedh Kryesinë e re
Kryesia e re me 25 anëtarë, u zgjodh në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Partisë.
“Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë, ku fillimisht lideri i kësaj partie, Kadri Veseli, theksoi vlerën e procesit të brendshëm zgjedhor si një proces i hapur, transparent dhe demokratik. Z. Veseli ka potencuar po ashtu, se PDK-ja do të ketë barrën e përgjegjësisë së madhe për t’i dhënë Kosovës dhe qytetarëve të saj besimin në shtetin dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Ne si forcë politike, kemi vlera, histori dhe krenari në shtetformim dhe shtetndërtim, andaj nuk do të ndalemi së punuari për shtetin, qytetarin dhe vlerat euro-atlantike”, ka theksuar mes tjerash Veseli.
Kryesia e re e PDK-së do t’i prijë kësaj partie në katërvjeçarin e ardhshëm.
Anëtarë të Kryesisë së PDK-së janë:
Kadri Veseli, Kryetar,
Abelard Tahiri,
Bajrush Xhemaili,
Bedri Hamza,
Betim Gjoshi,
Blerta Deliu,
Donjet Bislimi
Eliza Hoxha,
Elmi Reçica,
Enver Hoxhaj,
Ganimete Musliu,
Fehmi Mujota,
Floretë Zejnullahu,
Hajredin Kuçi,
Ilir Kurtishi,
Luljeta Veseli-Gutaj,
Memli Krasniqi,
Migjen Kelmendi,
Muzafer Shala,
Safete Hadërgjonaj,
Sami Lushtaku,
Shaqir Totaj,
Uran Ismaili,
Valdete Idrizi,
Xhavit Haliti.
Votimi pro ishte me shumicë të anëtarëve të Këshillit Drejtues, ndërsa vendet tjera vakante sipas statutit të partisë, do të plotësohen në ndërkohë, thuhet në njoftimin e PDK-së.