24-11-2024

PDK kërkon dorëheqjen e drejtoreshës së Arsimit, pas therjes së dy nxënësve në Prizren

Therja me thikë e nxënësit 15-vjeçar, L. B të Shkollës së Mjekësisë në Prizren, por edhe një rast tjetër i therjes që ka ndodhur para një muaje, afër shkollës “Fadil Hisari” por që është heshtur nga zyrtarët,  janë dy arsye më tepër për PDK-në, për të kërkuar dorëheqjen e drejtoreshës së Arsimit në Prizren

Kretari i degës, Shaqir Totaj, në një konferencë shtypi, tha se pos keqmenaxhimit dhe cilësisë së dobët të mësimit, gjatë qeverisjes së Haskukës janë bërë të pasigurta shkollat e Prizrenit.

Komunikata për shtyp e tij:

ot, kur jemi në fazën e përgaditjeve intenzive për zgjedhjet e datës 14 shkurt, zhvillimet tragjike ku dje një djal i ri 15 vjeqar e humbi jetën nga dhuna fizike në mes të rinjësh, na e bënë të pamundur që të anashkalojmë e të mos reagojmë për këtë rast tragjik.
Në fillim, duam t’i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të PDK-së, për familjen Buduri në Prizren, që humbi djalin e tyre 15-vjeçar, të cilin e kishte nisur për në shkollë. Poashtu i shprehim ngushëllime edhe stafit të shkollës së mjekësisë për humbjen e nxënësit. Derisa familja humbi më të dashurin e saj, Prizreni dhe Kosova humbën një kuadro të së ardhmes.
Ky rast tronditës bëhet edhe më i rëndë, pasi ndodhi pikërisht në ditën e parë të fillimit të mësimit për gjysmëvjetorin e dytë, në një qytet që deri tash është vlerësuar për tolerancën dhe kulturën.
Ky rast, duhet jetë sinjal për të gjitha institucionet e sigurisë, posaçërisht për Kryetarin e Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka dhe LVV, për rritjen e nivelit të përgjegjshmërisë së institucioneve edukativo-arsimore.
Rasti i djeshëm, është dëshmi për dështimet e tij në sektorin e arsimit, të dëshmuar tashmë jo vetëm në ngecjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, por edhe në shpërfaqjen e vazhdueshme të problemeve të tilla me pasoja tragjike për nxënësit e komunës sonë.
PDK shpreh shqetësimin e thellë për situatën në të cilën është katandisur arsimi prizrenas, gjatë qeverisjes komunale të drejtuar nga një kryetar turist dhe i papërgjegjshëm, i instaluar nga LVV.
Për më keq ngjarja e djeshme ka ndodhur derisa Haskuka dhe drejtoresha e Arsimit, po vizitonin shkollat e preferuara: “Lekë Dukagjini” dhe gjimnazin “Remzi Ademaj”, ku prej 5 muajsh, vazhdojnë të jenë me ushtrues detyre të drejtorit, njerëzit e preferuar politik e servilë, të emëruar pa konkurse e në kundërshtim me ligjin.
Haskuka nuk ka arritur të krijojë mekanizma për menaxhim të këtij sektori, për të cilat vazhdimisht e ka ngritur zërin PDK në Prizren. Ai nuk ka mbajtur asnjë takim paraprak me drejtorët e shkollave, policinë apo akterët tjerë të sigurisë, në prag të fillimit të gjysmëvjetorit, kur dihet se për shkak të pandemisë, shumë nxënës janë në depresion, derisa dita e parë e shkollës mund të jetë rast për konflikte dhe qerim hesapesh, pasi në këtë ditë ata takohen fizikisht në shkolla.
Axhami qeverisja e Haskukës, për 3 vjet ka emëruar 3 drejtorë të Arsimit, duke emëruar së fundmi Xhemile Thaqi-Vezgishi, që nuk ka punuar asnjëherë në arsim.
Për me keq, rasti tragjik ka ndodhur mes nxënësve të shkollës së mjekësisë “Luciano Motroni” që nuk ka drejtor të rregullt, por ku drejtori e zëvendësi janë vetëm ushtrues detyre. Haskuka në këtë shkollë ka thyer rekord që do të mbahet mend gjatë, pasi në dy vitet e fundit janë emëruar katër ushtrues detyre të drejtorit.
Shkolla e mjekësisë, që ka qenë një shembull i mirë në vend, tashmë është kthyer në të kundërtën. Kujtojmë se qysh në vitin e parë të mandatit qeverisës të Haskukës, në maj të vitit 2018 kësaj shkolle i’u shkëputën edhe dy vajza, të cilat brenda një jave bënë vetëvrasje, duke u hedhur nga katet e larta.
Një rast tjetër i therjes me thikë ka ndodhur edhe në dhjetor, në afërsi të shkollës fillore “Fadil Hisari”, por që është mbajtur i heshtur nga DKA.
PDK i’a bën me dije opinionit se çasja qëllimkeqe e Haskukës ndaj shkollave dhe synimi për politizim të skajshëm, është dëshmuar me largimin e disa drejtorëve me përvojë dhe performancë, të cilët ishin dëshmuar edhe në krijimin e sigurisë përreth shkollave.
Për këtë kujtojmë se shumica e shkollave të Prizrenit tashmë funksionojnë me ushtrues detyre të drejtorit dhe zv/drejtorit, disa prej të cilëve janë në shkelje ligjore, pasi kanë tejkaluar për disa fish limitet e parapara ligjore.
Për shkak të dështimeve të shumta, PDK kërkon nga Kryetari Haskuka shkarkimin urgjent të drejtoreshës së DKA-së.
Ndërkaq, si kompetencë ekskluzive e Komunës, Kryetari i Komunës do të duhej të udhëzoj drejtorët e shkollave apo mekanizmat e tjerë brenda shkollës, pos tjerash edhe në rastet kur në shkollë, siguria është e brishtë apo mund të dëmtohet në një të ardhme të afërt nga veprimet e nxënësve apo prindërve.
Problemet e vazhdueshme të natyrës së tillë në shkollat e komunës sonë, nuk e kanë alarmuar të parin e komunës për të ndërmarrë hapat konkret për të rritur nivelin e sigurisë së nxënësve në objektet e shkollave dhe rreth këtyre objekteve.
Në anën tjetër, Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, si mekanizëm i themeluar nga Kuvendi i Komunës për të trajtuar çështjet e sigurisë dhe me përbërjen e shumë akterëve institucional dhe jashtë institucional, i përfshirë edhe përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve, nuk është në nivel të detyrës, si pasojë e neglizhencës së Kryetarit Haskuka si udhëheqës i këtij mekanizmi.
Me qëllim të evitimit të problemeve të tilla, që për pasojë kanë humbjen tragjike të jetës së nxënësve tanë, kërkojmë nga Kryetari i Komunës të ndërmarrë masa të menjëhershme në funksionalizmin e gjitha mekanizmave brenda institucioneve arsimore si dhe në rritjen e bashkëpunimit ndër institucional, që kontribuojnë në rritjen e sigurisë së nxënësve jo vetëm brenda institucioneve arsimore por edhe përreth objekteve të këtyre institucioneve.

Asnjë koment

Comments are closed.