22-11-2024

PDK mban takime në Has

Kandidatët e Partisë Demokratike  e Kosovës Dega  në Has, në vazhdën e  aktiviteteve  të shumta, që është  duke i bërë këto  ditë me struktura  të nëndegëve  dhe  simpatizantë  të nëndegëve, dje në Planejë kanë mbajtur  një  tubim parazgjedhor me  anëtarët  e kryesisë së nëndegëve të Planejës  dhe Guruzhupit. Në këtë takim, të pranishëm  pos  strukturave  të degës  së Hasit  ishin edhe strukturat e  Degës  së PDK-së në Prizren dhe kandidatët  për  deputetë në Parlamentin e Kosovës.

Kandidatët  për  deputet në  Parlamentin e Kosovës: Nezir Çoçaj, Kujtim  Gashi, Kadri  Kryeziu, Gresa Baraliu  dhe  Alban Bislimaj, pasi kanë shpalosur  disa nga  pikat kryesore  të programit  zgjedhor  të  PDK-së, kanë theksuar se Hasi  ka  arsye më shumë se  asnjëherë më parë të jetë me  PDK-në, sepse   është  duke  iu nëpërkëmbur  kontributi i saj për  lirinë e Kosovës, kontributi i  dhënë në luftën e  UÇK-së. “Po mos  të ishte  Hasi  me burrat  dhe vajzat e kësaj krahine,  sukseset e  arritura  të UÇK-së  do të ishin minore, prandaj jo rastësisht  ish presidenti i Kosovës  z. Hashim Thaçi  e ka  cilësuar Hasin ‘Porta Lirisë’ dhe sot pikërisht për  angazhimin e tij për shtetësinë e Kosovës po mbahet në parburgim, vetëm e vetëm  që  t’ia  fshijë njollën e zezë që ia  mveshën politikanët  e pandërgjegjshëm të partive tjera  që  e  qeverisën  vitin e fundit  Kosovën.  Gjuha arrogante e  pushtetarëve  të  Lëvizjes  VV se  gjoja  UÇK-ja  dhe komandantët  e  saj janë terroristë,  sot ata po mbahen padrejtësisht në  paraburgimin e Gjykatës  Speciale.”

Kandidatët  për  deputetë  nga radhët  e  PDK-së, para  të  pranishmëve  të Guruzhupit  dhe Planejës, kanë  theksuar  se  programi  zgjedhor  i PDK-së  është program i zgjidhjes  së problemeve  dhe i  kthimit të dinjitetit  të të  gjithë atyre  që u angazhuan për  lirinë e vendit. “Deri  sa  Lëvizja  VV  trumbetonte  se  do ta  çlirojmë  Kosovën  e  okupuar nga  komandantët  e  UÇK-së, ne  po angazhohemi  që  Kosovën ta anëtarësojmë në Bashkimin Evropian  dhe  ta vejmë  në  dijeni botën se  UÇK-ja nuk ka bëtë krime, nuk është terroriste  siç kanë trumbetuar LVV-ja në parlament  dhe rrugë të Kosovës, por ka bërë luftë të drejtë. Andaj  është  detyrë e juaja  që të votoni për  PDK-në, për  dinjitetin e  këtij vendi të larë me gjak.”

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndërsa  anëtarët  e kryesisë  së nëndegëve të Guruzhupit dhe Planejës, pos  që u zotuan  se  do të  jenë pro programit  të PDK-së, kanë theksuar se  Hasi, prej momentit  se nuk është më  as në pushtetin lokal e as  ate  qendror  është  harruar dhe nuk po bëhet asnjë investim. Andaj,  kjo na obligon që  vota jonë të jetë e sigurte për  PDK-në dhe për  kandidatët  tanë që na përfaqësojnë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.