PDK në Prizren ka zgjedhur 12 kryetarë të nëndegëve
Partia Demokratike e Kosovës dega Prizren, që nga fillimi i procesit zgjedhor brenda partiak, me një intensitet të lartë të punës, ka mbajtur kuvendet zgjedhore në 12 nëndegë, derisa ka zhvilluar dhjetëra takime me struktura të PDK-së, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Në komunikatën e kryetarit të Komisionit Zgjedhor, Samir Hoxha, thuhet se gjatë këtyre takimeve, aktiviteteve, vërehet një entuziazëm i jashtëzakonshëm i strukturave, aktivistëve, simpatizantëve e përkrahësve për të dhënë kontribut në PDK, e cila udhëhiqet nga vizioni i lidershipit të saj Kadri Veseli, gjithnjë në frymën e fuqizimit të filozofisë politike, programatike të Dekadës së re, e cila mbështetet në moton e Zhvillimit, Besimit dhe Integrimit.
“Në kuadër të këtij procesi zgjedhor deri më tani janë mbajtur 12 Kuvende Zgjedhore nëpër nëndegët e PDK-së në Komunën e Prizrenit, ku këtij procesi zgjedhor i janë nënshtruar rreth 1.200 anëtar”.
“Poashtu, këtyre aktiviteteve zgjedhore platformës Dekada e re i janë bashkuar qindra të rinj dhe të reja të profileve dhe profesioneve të ndryshme, të cilët duke u bërë pjesë e platformës së PDK-së synojnë fuqizimin, dhe forcimin kadrovik të të gjitha niveleve të organizmit të PDK-së”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu, në përmbushje dhe zbatim të planit dinamik zgjedhor të degës së PDK-së në Prizren janë planifikuar të mbahen mbi dhjetë kuvende gjatë ditëve në vijim.
“Me këtë rast, dega e PDK-së në Prizren dhe Komisioni Lokal Zgjedhor ka ftuar anëtarësinë, strukturat dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit të cilët besojnë ne Dekadën e Re, që t’i bashkëngjiten procesit zgjedhor të PDK-së si e vetmja alternative politike për qeverisjen e mirë në Komunën e Prizrenit”./GazetaePrizrenit.net