23-11-2024

PDK në Prizren kundërshton idenë që Parku Inovativ të shndërrohet në karantinë

PDK në Prizren ka reaguar ndaj idesë që Parku inovativ dhe Trajnimeve në Prizren të shndërrohet në karantinë për të prekurit nga Coronavirusi.

Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj, thotë se ky subjekt politik kundërshton një nismë të tillë, aq më tepër kur kjo do të ndikonte në rritjen e frikës dhe makthit, jo vetëm për banorët e disa lagjeve të përafërta, por edhe për tërë qytetin.

Postimi i plotë në “facebook”:

“Reagim ndaj idesë që Parku inovativ në Prizren të shndërrohet në karantinë për të prekurit nga Coronavirusi Dega e PDK-së në Prizren është kundër idesë që Parku inovativ dhe Trajnimeve në Prizren, (ish kampi i KFOR-it gjerman), të shndërrohet në karantinë për të prekurit nga Coronavirusi.

Konsiderojmë se një veprim i tillë për vendosjen e karantinës në brendësi të qytetit, do të jetë përmasa të rrezikshme. Kjo do të ndikonte në rritjen e frikës dhe makthit, jo vetëm për banorët e disa lagjeve të përafërta, që kanë një distancë të shkurtër nga kampi, por edhe për tërë qytetin.

Një rast të zbatimit, atëherë ky do të ishte një gabim katastrofal, pasi Prizreni, që ka një distancë rreth 70 kilometra, nuk ka as kapacitete spitalore e profesionale.

Në vend të përgatitjes së Klinikës Infektive në Prishtinë, që plotëson kushtet, propozimin për Karantinën në Prizren, e konsiderojmë si ide, të lansuar nga njerëz amator.

PDK në Prizren reagon ndaj një ideje të tillë duke ditur se në këtë qytet nuk janë të koncentruara as të gjitha kapacitete profesionale, financiare, politike vendimmarrëse, sikur janë në Prishtinë”.

Asnjë koment

Comments are closed.