PDK në Prizren themeloi trupat punuese për zgjedhjet
PDK në Prizren po bëhet gati për zgjedhjet e përgjithshme. Ajo ka themeluar trupat punuese për organizimin e tyre, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Dega në Prizren, përmes një komunikate njoftoi se nw mbledhjen e kryesisë wshtw marrw vendim për mobilizim, për të dëshmuar se PDK është forca kryesore politike në Prizren.
Në takim ishte prezent edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga struktura e re e Degës së PDK-së në Prizren, e dalë nga zgjedhjet e fundit, mobilizim për një fitore të re bindëse të PDK-së, në Prizren dhe në gjithë Kosovën.
“Në këtë frymë me konsensus të plotë të të gjithë anëtarëve të kryesisë, Dega e PDK-së në Prizren themeloi trupat punuese për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme. Emërues i përbashkët nga kjo mbledhje doli gatishmëria e fuqishme e kryesisë, për të bashkëpunuar ngushtë me qytetarët e Prizrenit, të cilët nga zhvillimet e fundit në qytetin e Prizrenit, po e konfirmojnë çdo ditë se PDK, përveç që është forca e parë politike në Prizren, është subjekti i vetëm politikë që i shtynë përpara proceset, në interes të qytetit të Prizrenit dhe të vendit”, thuhet në kumtesë.
Me tej thuhet se ‘Dekada e re’ me energjinë dhe përkushtimin e saj, do t’i konsultojë qytetarët e Prizrenit, grupet e interesit, shoqërinë civile dhe personalitetet e dëshmuara të Prizrenit, dhe shumë shpejtë do ta prezantojë listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
“Lista e kandidatëve për deputetë të PDK-së do të jetë zëri i vërtetë i qytetarëve të Prizrenit dhe demokratëve të Dekadës së re”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren./GazetaePrizrenit.net