21-11-2024

PDK takon elektoratin në Ortakoll të Prizrenit

Njoftimi nga PDK:

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së Prof. Dr. Enver Hoxhaj i shoqëruar me shefin e shtabit zgjedhor të PDK-së z. Shaqir Totaj dhe kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës nga Dega e PDK-së në Prizren, në vazhdën e aktiviteteve të PDK-s në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, kanë takuar strukturat e nëndegës më të madhe të PDK-së në Prizren “28 Nëntori”.

Shaqir Totaj pasi ka bërë prezantimin e kandidatëve, ka kërkuar nga strukturat e nëndegëve që të mobilizohen dhe të dalin sa më shumë në zgjedhje më 14 shkurt dhe të votojnë për PDK-në. Enver Hoxhaj me këtë rast ka shkoqitur pjesë nga Programi Zgjedhor i PDK-së e me theks të veçantë është ndalur në pesë shtyllat e programit të PDK-së.

“Në raport me premtimet, këtë më së miri e dinë mësimdhënësit, policët, mjekët dhe në përgjithësi të gjithë të punësuarit, se falë PDK-së sot secili i punësuar ka një rrogë bazë, të cilën do ta rrisim gjatë qeverisjes sonë edhe më shumë, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kontribojmë që të qëndrojnë të rinjtë në Kosovë.”

Hoxhaj, më pas ka theksuar se me PDK-në, ekonomia e vendit do të stabilizohet, por krahas ekonomisë do të angazhohemi që edhe shëndetësia të përmirësohet dhe ta tejkalojmë këtë gjendje të rëndë që na ka kapluar. Ne nuk duhet të jemi larg vendeve evropiane sa i përket vaksinimit të qytetarëve, andaj prioritet i parë do të jetë vaksinimi. Prof. Enver Hoxhaj, në vazhdim para strukturave të nëndegës së ‘’28 Nëntorit’’, pastaj ka theksuar se edhe Politika e jashtme do të jetë prioritet i qeverisjes sime, sepse pa një përkushtim në politikën e jashtme nuk do të mund të ecim përpara. Ai ka folur edhe për krerët e UÇK-së dhe liderët e PDK-që po mbahen padrejtësisht në Gjykatën Speciale. Por, këto sfida do t’i kapërcejmë dhe atë falë besimit të popullit në vizionin e PDK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.