Pele nuk ishte vetëm një yll i futbollit, por dhe heroi i miliona fëmijëve të varfër
Përktheu: Hergi Llupi
Pele ishte mishërimi i triumfit të vullnetit, dhe pasioni i miliona fëmijëve në çdo cep të planetit.
Një legjendë ndërroi jetë duke u zhytur në thelbin e saj si pak të tjerë. Pele, futbollisti më i madh në historinë e sportit dhe një nga sportistët më të rëndësishëm që planeti ka nxjerrë ndonjëherë, nuk është më. Ata që kanë jetuar apo lindur në vitet 70/80, nuk kanë asnjë dyshim se kish ishte Pele dhe nëse do të ketë një tjetër si ai.
Maradona ishte i mrekullueshëm, Cruyff dhe Ronaldo gjithashtu, edhe Messi ka gdhendur emrin e tij në historinë e sportit.
Por ky djalosh që lidni në “Tre Zemrat” e Brazilit, që mbushte çorape me letra për të bërë topin, që mori topin e parë prej lëkure në moshën 6-vjeçare, që lëmonte këpucët dhe punonte nga mosha 7-vjeçare, mbijetoi dhe u bë i parsëristshëm.
Jo vetëm për talentin e tij në futboll, golat, driblimet apo paraqitjet unike që dha për 20 vite, por kryesisht sepse në një kohë kur stili i jetës së futbollit ishte inekzistent ose minimal në krahasim me sot, Pele shkëlqeu dhe frymëzoi miliona fëmijë. Pele ishte dhe do të mbetet përgjithmonë heroi i futbollit për një arsye të vetme, sepse tregoi se sporti më popullor në botë i përket të gjithëve dhe që të gjithë mund të bëhen futbollist, të shkëlqejnë, të hyjnizohen, të bëhen hero si Pele.
Nëse ky fëmijë i varfër nga Brazili arriti në krye falë talentit të tij, dashurisë për topin dhe punëtor i palodhur, çdo fëmijë mundet. Futbolli është i popullarizuar, sepse edhe nëse i mbushni çorapet me letra, mund të përmirësoheni, të bëheni të famshëm. Nuk është golfi apo tenisi edhe atletika që kërkojnë kohë, para apo infrastrukturë. Mund ta godasësh topin kudo, në fshat, në shesh, në male, fusha apo kodra, në Skoci, Kinë, Rusi apo Australi.
Këtë e ka edhe basketbolli, ndoshta më pak se futbolli. Megjithatë, ka miliona futbollistë dhe përgjegjës për këtë është edhe Pele. Posteri i tij në dhomat e fëmijëve të varfër do të jetë gjithmonë aty për të na kujtuar se përveçse një yll i futbollit botëror, ai ishte edhe mishërimi i ëndrrës. Ai kishte mundësi të transferohej kudo, të luante në Evropë, por tregoi martesë dhe besim të plotë në ekipin e tij, Santos, nga i cili nuk hoqi dorë kurrë.
Buzëqeshja e pafajshme e Peles do të na kujtojë të gjithëve ne, që në fëmijërinë tonë e kemi parë duke shkelmuar topin, se varfëria dhe izolimi social janë pengesa që mund të kapërcehen me dashuri. Pele ishte mishërimi i triumfit të vullnetit dhe kështu ai do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat e të gjithëve që e njohin.
Pele shkoi në parajsë, u largua nga kjo botë dhe la pas shumë gjëra dhe shumë persona, por ajo që dinë të gjithë është se Mbreti i Futbollit la gjënë më të rëndësishme mes nesh, vullnetin, dashurinë, talentin, buzëqeshjen dhe dashamirësinë e tij. Nuk do të harrohet, ashtu sikur legjendat nuk harrohen. Pele është një ikonë, një legjendë, një mbret, i fushës së futbollit, i topit, por edhe i jetës./ abcnews.al