Për 8 mars një femër rrah një tjetër në Prishtinë , arsyeja hakmarrja
Një femër është arrestuar pasi, ka sulmuar fizikisht një femër tjetër, ditën e djeshme në Prishtinë, rreth orës 19:00.
”Prishtinë / 08.03.2025 – 19:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare e cila para disa kohe ishte e sulmuar po nga e njëjta e dyshuar. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë. /IO