27-11-2024

Për dy ditë bllokime të autostradës “Arbën Xhaferi”, Policia jep detaje

Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK), organizon garën çiklistike Kampionati i Kosovës për vitin 2023. FÇK-ja, ka planifikuar që këtë garë ta zhvillojë në autostradë  dhe për këtë ka kërkuar leje nga ministria përkatëse të cilën e ka siguruar.

FÇK-ja për mbarëvajtje të kësaj gare ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës. Policia, bazuar në planin rreth zhvillimit të garës, datës dhe kohën e mbajtjes së saj, ka hartuar dhe do ta zbatojë një plan operativ.

Më datë 15.07.2023, duke filluar nga ora 13:30, në segmentin Lipian-Bibaj (autostrada ‘Arbën Xhaferi’) do të fillojë pjesa e parë e kësaj gare.

Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas.

Gjatë kësaj kohe, më datën 15 dhe 16 korrik 2023, parashihet që të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në autostradë (segmentet e lart-cekura) dhe riorientim në rrugë tjera alternative.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik rreth këtij bllokimi e riorientim të veturave në kohen sa do të jetë duke u zhvilluar gara e organizuar nga FÇK-ja. Andaj, qytetarët të planifikojnë me kohë qarkullimin në rrugë alternative në mënyrë që të mos krijohen tollovi e kolona të panevojshme.

Asnjë koment

Comments are closed.