Për dy ditë rresht, vetëm nga 5 lindje në Prizren
Dy ditët e fundit në Spitalin e përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes) ka ndodhur numër i njëjtë i lindjeve. Të hënën e të martën numri i përgjithshëm i të lindurve ka qenë nga 5, që krahasuar me ditët tjera konsiderohet si numër i ultë.
Për dallimi nga e hëna kur kanë lindur 2 meshkuj e 3 femra, dje ka ndodhur e kundërta
pra janë 3 femra dhe 2 djem.
Ditët tjera ka pasur numër më të madh të lindjeve. Ndonëse numri i tyre ndryshon zakonisht numri mesatar i të porsalindurve ka qenë midis 9 deri 18 lindje brenda një dite./GazetaePrizrenit.net/