24-11-2024

Për dy vjet nga Kosova ikën mbi 100 mijë punëtorë

Në Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat ende nuk kanë shifra të sakta se sa punëtor e kanë lëshuar Kosovën në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Por, i kanë ato për dy vitet e kaluara.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuz Azemi për Front Online ka thënë se shifra ka arritur në mbi 100 mijë.

“Kemi të dhëna vetëm për vitin 2021 dhe vitin 2022 Kosovën e kanë lëshuar mbi 100 mijë punëtorë të cilët kanë qenë në marrëdhënie pune dhe ata kanë ik dhe kanë dalë jashtë. Të jemi të qartë që lëvizje të punëtorëve ka në të gjitha vendet e botës, por një lëvizje e tillë, një numër kaq i madh për një Kosovë siç jemi ne dhe për një numër ku ne mund të llogarisim se janë dikund rreth 350 mijë punëtorë në sektorin publik dhe privat dhe brenda dy vitesh të ikin 1/3 e punëtorëve kjo është e rrezikshme, është e dëmshme dhe normal që pasojat veç kanë filluar të ndihen edhe tek pronarët e kompanive edhe tek funksionimi i shteteve”, ka deklaruar kryesindikalisti Azemi.

Derisa, ka shtuar se në disa kompani kushtet e punës për punëtorët kanë filluar të përmirësohen.

Asnjë koment

Comments are closed.