27-11-2024

Për herë të parë do ta deklarojnë pasurinë doganierët dhe inspektorët e ATK-së

Nga ky vit të gjithë punonjësit e doganave dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) janë të obliguar të deklarojnë pasurinë në Agjencionin për Parandalimin e Korrupsionit (APK).

Ky është viti i parë ku doganierët, inspektorët dhe punonjësit të tjerë të këtyre dy institucioneve duhet të deklarojnë pasurinë në APK.

Drejtori i Agjencisë, Yll Buleshkaj, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se këtë vit janë shtuar disa subjekte të reja me rreth 4 mijë zyrtarë që e kanë për obligim deklarimin e pasurisë.

“Këtu hyjnë një numër i policëve hetues, zyrtarëve doganor, ATK, zyrtarë të licencimit dhe disa kategori tjera”, ka thënë Buleshkaj.

Të gjithë zyrtarët doganorë janë të obliguar këtë vit të deklarojnë pasurinë në APK, ka thënë për “IndeksOnline” Adriatik Stavileci , zëdhënës i Doganave të Kosovës./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.