Për herë të parë kryhet në QKUK stentimi i arterieve karotide
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK, sot për herë të parë u bë i mundur stentimi i arterieve karotide.
“Sot kemi zgjedh tre pacient, të tre të gjinisë mashkullore, janë të moshës së shtyrë mbi 70 vjeçar…Pacienti i parë ku është kryer intervenimi ka qenë 72 vjeçar me sëmundje kronike, të cilat na kanë imponuar që të bëhet kjo mënyrë e intervenimit. Intervenimi ka zgjatur rreth dy orë e gjysmë sepse ka qenë patologjia e pacientit më e komplikuar sesa që kemi pritur dhe ka shkuar me sukses, falënderojmë dhe profesorin Dimitrios Nikas nga Universiteti i Janines në Greqi, gjithashtu dhe doktor Lulzim Vokrri dhe doktor Luan Jaha, si dhe kolegët e tjerë të Vaskulares, të cilët kanë asistuar në rastin në fjalë”, tha Rudari.
Për dallim nga herët e kaluara, intervenimi ai tha është më pak invaziv dhe pacientit nuk i shkakton më shumë plagë si dhe gjakderdhje, sikurse bëhej më parë në mënyrën e hapur.