Për këtë vjedhje të rëndë në Prizren, dënimi me vetëm 18 muaj burgim!

Dyshohet se motra i kishte dhënë çelsin e banesës në momenti kur familja pronare e banesës ishte nisur për në pushime.
Para kesh në vlerë 3000 euro, stoli, ari, çanta dhe gjësende të tjera me vlerë ishin vjedhur natën e 31 tetorit. Pas gjashtë ditësh ishte bastisur shtëpia e Robert Gjonit dhe ishte arrestuar ai si i dyshuari kryesor për këtë akt të rëndë.

Para prokurorit, Gjoni e kishte pranuar veprën e bërë dhe pas dy muajsh paraburgim ai ishte liruar në arrest shtëpiak.
Dje gjykata e ka marrë vendimin për këtë vjedhje të rëndë. Gjyqtari Lavdim Makshana ka vendosur që Robert Gjoni të dënohet me vetëm 1 vit e gjysmë burgim, duke iu llogaritur edhe koha e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak. Familja viktimë e rastit ka shprehur pakënaqësinë e madhe me dënimin e djeshëm.
![]()
“Vlera e dëmit ka qenë afro 40 mijë euro dhe e tëra që gjykata ka vendosur të na jap, është çelësi i konfiskuar i banesës. Ky vendim është skandaloz ngase na është vjedhur djersa e punës për shumë vjet me radhë”, ka thënë njëri nga familjarët për rastin në fjalë.
Indeksonline ka siguruar edhe pamjet e vjedhjes ku shihet Robert Gjoni duke kryer vjedhjen natën e 31 tetorit në Prizren./Indeksonline/
