Për moskujdes ndaj fëmijës lëmoshkërkues, gruaja nga Shqipëria arrestohet në Prizren
Publikimi i një fotografie, në të cilën shihet një fëmije lëmosh kërkues i shtrirë tek Ura e Gurit në Prizren, ka bërë që policia ta arrestojë një gra për keqtrajtim të fëmijës në Prizren, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Policia ka njoftuar se pas një pune hetimore ka arrit të identifikoj dhe arrestoj një familjare të dyshuar femër, shtetase e Shqipërisë.
E dyshuara pas intervistimit dhe konfiskimit të dokumentacionit me vendimin e Prokurorit, lirohet në procedurë të rregullt.
Prania e lëmoshkërkuesve në Prizren, shumica prej të cilëve janë nga Shqipëria përbën një shqetësim jo vetëm për qytetarët, por edhe për policinë.
Vitin e kaluar ka pasur disa aksione për largimin e tyre, ndërsa së paku 17 lëmoshkërkues, në mesin e të cilëve dhe fëmijë janë dëbuar nga Prizreni për në Shqipëri, për shkak të bezdisjes së qytetarëve, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.
Drejtuesit e Policisë rajonale në Prizren kanë thënë për portalin se për parandalimin e kësaj dukurie kanë pasur disa takime me kolegët nga Kukësi./GazetaePrizrenit.net/