Për nëntë muaj kosovarët paguan 190 milionë euro kamata
Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, qytetarët e Kosovës kanë paguar hiç më pakë se 190 milionë euro në emër të kamatave për kreditë që ata kanë marrë nëpër bankat komerciale dhe Institucionet Mikrofinanciare në vendin tonë.
Në bazë të dhënave që ka arritur të siguroj portali “Front Online” shihet se nga fillimi i këtij viti e deri në fund të muajit shtator të hyrat e bankave kanë qenë 197,9 milionë euro, ku nga kjo shumë të hyra nga interesi janë 149,7 milionë euro.
Po ashtu, bazuar në të dhëna zyrtare shihet se gjatë kësaj periudhe kohore të hyrat e Institucioneve Mikrofinanciare në vend kanë qenë 43,3 milionë euro, e ku nga kjo shumë të hyrat nga interesi janë 39,5 milionë euro./ Front Online /