Për një ditë 1021 dënime për ata që thyen rregullat e trafikut
Me të nisur fazat e lehtësimit të masave kundër sëmundjes COVID-19 është shtuar edhe qarkullimi i automjeteve nëpër rrugët e Kosovës. E tashmë Policia e Kosovës është aktivizuar me patrulla nëpër rrugë dhe këtyre ditëve po jep dënime në numër më të madh për gjithë ata që shkelin rregullat e trafikut.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 24 aksidente trafiku, prej tyre 9 kanë qenë me të lënduar.
Vetëm brenda 24 orëve njësitet patrulluese policore kanë shqiptuar saktësisht 1021 gjoba, raporton FaktePlus.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 23 persona të dyshuar, prej të cilëve 19 janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.