Për përfundim të palestrës në Rahovec duhen veç një garanci dhe tri javë punë
Në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) insistojnë se nuk kanë plan B dhe nuk duan as të mendojnë për të, derisa klubi premton organizim që do të jetë model, shkruan sot Koha Ditore.
Të gjitha këto u thanë përpara se të dy palët të firmosin kontratën për organizimin e “Final 8” të Kupës së Kosovës në Rahovec, ndonëse palestra e këtij qyteti, e nisur dhjetë vjet më parë, ende nuk është e përfunduar.
Por si FBK-ja ashtu edhe zyrtarët e KB Rahoveci janë të bindur se gjithçka do të jetë gati për 27 shkurt, kur nis kjo garë. Marrëveshja u firmos të mërkurën në zyrat e FBK-së në Prishtinë.
FBK-ja pret që deri në fillim të muajit të ardhshëm të bëjë inspektimin për pranim teknik të palestrës, kurse operatori ekonomik që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve po e pret një garanci nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për kryerjen e të gjitha obligimeve. Nëse merret kjo garanci, atëherë te KB Rahoveci insistojnë se të gjitha punët do të përfundojnë brenda tri javëve