Për pesë muaj mbi 600 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Nga janari deri në maj 641 çite i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) .
Ndërkaq sipas të dhënave të ASK-së vetëm gjatë muajit maj të këtij viti, jan[ regjistruar 113 raste të shkurorëzimeve, e që është një rënie prej 19 përqind krahasuar me muajin prill.
“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin Maj janë 113 raste, krahasuar me muajin Prill kemi rënje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (-19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas të dhënave të ASK-së për muajin maj, me numër të shkurorëzimeve vazhdon të prijë Prizreni me 16 raste, pasuar nga Peja me 5 raste dhe Mitrovica e Istogu me nga 7 raste. /Indeksonline/