Për pesë vjet, u larguan nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një intervistë për thotë se për 5 vite janë larguar nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore.
“Për katër vite e gjysmë, pesë, sa ne monitorojmë këtë lëvizje, diku rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës”, thotë ai tutje.
Jashtë vendit më së shumti kanë ikur anesteziologë.
E kjo, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu thotë se ka ndikuar në listën e pritjes dhe janë rritur pakënaqësitë e pacientëve.
“Varet prej sektorëve. Më të goditurit ka qenë edhe sektorët e kirurgjisë, ku një numër i anesteziologëve ka shku dhe automatikisht është reduktuar. puna në salla, është rritë lista e pritjeve, kështu edhe pakënaqësitë e pacientëve janë rritur”.