Përcaktohet referi i finales së Botërorit
Tifozët e Francës dhe Kroacisë janë në dilemë se cila humbje e Argjentinës i ka djegur më shumë arbitrit Nestor Pitana.
Nestor Pitana do të gjykojë sfidën e fundit të turneut të kësaj vere, të programuar të dielën në orën 17:00 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës. Bilbili nga Amerika Latine do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij Maidana dhe Lattes, ndërsa holandezi Bjorn Kuipers do të jetë arbitër i katërt.
Në botërorin e futbollit në Rusi, Nestor Pitana do të drejtojë ndeshjen më të rëndësishme të karrierës. Një profesionist që prej vitit 2007, ai ka qenë pjesë edhe ën botërorin e kaluar në Brazil. Ndërkohë sistemi i videoarbitrit do të jetë në dorë të italianit Irrati./TCH/