Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës në basketboll, raporton Gazeta e Prizrenit.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinës dhe Pejës, derisa sfida e dytë është ndërmjet finalistëve të “Play-offit”, Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Sfidat në Prizren premtojnë spektakël dhe ndeshje cilësore në parket.
Fituese aktuale e Superkupës është Trepça, që edicionin e kaluar fitoi edhe titullin, Kupën dhe Ligën Unike.
Orari:
E hënë
17:00 Sigal Prishtina – Peja
20:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
Finalja e madhe do të luhet të mërkurën. / Gazeta e Prizrenit /