Përditësimi i fundit: Rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga që të shpie nga Peja në Kullë është e pakalueshme për automjete të rënda, siç janë kamionët.
Për shkak të kushteve jo të lehta atmosferike në atë zonë, rekomandohet që të barten pajisjet dimërore nga të gjitha automjetet.
