24-11-2024

Përfaqësues të AAK-së në Prizren u takuan sot edhe me ata të LDK-së, ja për çfarë biseduan

Në kuadër të takimeve me subjekte politike si pasojë e gjendjës së krijuar në Asamblenë Komunale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, ka vazhduar takimin sot edhe me LDK-në, duke krijuar një frymë të re të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në asamblenë komunale të komunës së Prizrenit, në të mirë të qytetarëve të komunës së Prizrenit.

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike si dhe koordinimi për çbllokimin e Asamblesë Komunale të Prizrenit duke u parë si e nevojshme që kërkesat e asambleistëve duhet të merren parasysh e jo të shfrytëzohen vetëm si mekanizëm votues.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – dega në Prizren, falendëron Lidhjen Demokratike të Kosovës – dega në Prizren për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe shpreson që në bashkëpunim me subjektet politike në asamblenë komunale të Prizrenit, të ndërtoj një opsion real për qeverisjen, që garanton sundim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për qytetarët e komunës së Prizrenit, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.