Përfaqësuesi i KDI-së, Cahani: Kredibiliteti institucional në bisht të sorrës!
Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahani, përmes një postimi në rrjetin social “facebook” ka shkruar se, performanca e qeverisjes lokale në vitin 2019 tregon për trende negative.
Postimi i plotë Mos zotësia e shpenzimit të buxhetit komunal për investimet kapitale mbetet treguesi kryesor, për të cilësuar këtë qeverisje lokale pa performancë.
Mos shpenzimi i buxhetit komunal për investime kapitale nuk mbetet tregues i vetëm për mungesë të performancës komunale. Në një qeverisje lokale që garanton kredibilitet institucional, shërbyesit publik duhet të suspendohen në momentin kur ndaj tyre ngritën aktakuza.
E vërteta e hidhur në qeverisjen tonë lokale është e kundërta, ata vazhdojnë të punojnë. Plus, si vlerë e shtuar, në këtë nivel degjenerues të qeverisjes lokale mbetet edhe angazhimi për 60 ditë në punë i drejtorëve që kanë të ngritur aktakuza.
Alo, komuna?
Alo, kryetari?
Alo, subjekte politike në partneritetin qeverisës? Pak ndërgjegje, se na mbyti kredibiliteti institucional!!!/tvpz