23-11-2024

Përfundimtare: Vjosa Osmani garon në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, ja sa kandidatë për deputetë do t’i ketë

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për rrëzimin e Qeverisë Hoti, tashmë kanë filluar përgatitjet për zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh, shkruan Gazeta Blic.Gazeta Blic ka konfirmuar përmes burimeve të saj, që përfundimisht Vjosa Osmani, do të jetë pjesë e listës zgjedhore në Lëvizjen Vetëvendosje.Njëri opsion i cili po diskutohet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, është që Osmani t’i ketë në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, 20 vende të lira, ku bashkë me 19 anëtarë të listës së saj, të garojnë për deputetë të Kuvendit.

Gjatë këtyre ditëve pritet të ketë marrëveshje përfundimtare mes Osmanit dhe Kurtit, për numrin e kandidatëve që u.d. e presidentit, mund t’i sjellë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është cështje e kryer. Vjosa Osmani do të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Një opsion i cili po diskutohet kohëve të fundit, është që ajo t’i ketë 20 vende të lira në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputetë. Shumë shpejt pritet marrëveshje përfundimtare mes Osmanit dhe Kurtit se sa do të jetë numri i kandidatëve që do të jenë nga lista e Vjosa Osmanit”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit, ishte kandidate për kryeministre në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, Osmani u largua nga partia që udhëhiqet nga Isa Mustafa, për shkak që kjo e fundit bëri koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, pas rrëzimin të Qeverisë Kurti, ku pjesë e saj ishte edhe vetë LDK.Osmani pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ka mbajtur postin e kryetares së Kuvendit, ku më pas u bë edhe ushtruese detyre e presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, për shkak që ndja tij u ngrit aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Asnjë koment

Comments are closed.