25-09-2024

Përfundojnë takimet në Ligën e Parë, ja rezultati Lira-Besa

Përfundoi edhe java e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ndeshja Liria – Besa  nga Peja, grupi A: Fitorja u takoi prizrenasve me rezultat minimal, ndërsa shënoi Susuri në pjesën e parë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Në pjesën e dytë nuk pati gola.

Sot u zhvilluan edhe të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje.

Vëllaznimi fitoi  në udhëtim ndaj Rilindjes 1974 me rezultat 1-3.

Drenica mposhi Rahovecin me rezultat 1-2.

Në derbin lokal të Mitrovicës, Trepca ’89 ka dal fituese ndaj FC Mitrovica 2-1, kurse Trepca është ndalur me barazim 1-1 kundër Istogut.

 / Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.